Flet pediatrja Kule: Meningokoku, a duhet të mbrohemi me vaksinë?

Lajmi i infektimit me meningokokok i një të rrituri një javë më parë që i shkaktoi edhe vdekjen, ka vënë në lëvizje shumë prindër të blejnë vaksinën kundër këtij mikrobi duke e bërë këtë pa një konsultë të mirëfilltë me mjekun pediatër apo infeksionist. DR. Gjeorgjina Kule, mjeke pediatre për fëmijë në shërbimin infektiv të QSUT-së, thotë se është e rekomandueshme por jo kështu siç po ndodh, ku prindërit blejnë vaksinën pa ditur as çfarë vaksine po marrin as kundër kujt e mbrojnë, as kombinacionin dhe as dozat dhe kohën e aplikimit.”Jo unë nuk do të rekomandoja blerjen e vaksinës, por konsultën me mjekun pediatër ose atë infeksionist sepse ka një konfuzion të madh. Disa blejnë vaksinën Meningokok B,( që është vaksinë e licensuar kohët e fundit sepse ky steriotip nuk kombinohet me të tjerë) dhe disa atë të tipit C. Ekzistojnë dy tipe vaksinash për Meningokokun që mund të përdoren nga mosha 2 muajshe deri në ato ekstreme. Vaksina e Meningokokut C është vaksinë 4 valente, pra nuk është e përbërë nga mikobe por copëza të tij , gjë që flet për më pak efekte anësore dhe për një imunitet më të mirë tek moshat e vogla, dhe kjo përmban A , C, W135, dhe Y. Kjo është njëra vaksinë që rekomandohet dhe ne e aplikojmë për shkak të llojit C që përmban tek fëmijët e vegjël. Vaksina tjetër është ajo Meningokokut B që në disa vende fqinje është e përfshirë edhe në kalendarin kombëtar të vaksinimit. Për të rriturit mund të aplikohet edhe Vaksina e Meningokokut C monovalente” sqaron Kule.

Dr. Kule thotë se meningokoku, që është një nga shkaktarët e meningitit meningokoksik , qarkullon në ajër dhe mund të rrisë incidencën e infeksionit sidomos pas kalimit shfaqjes së virozave ku imuniteti është dobësuar. “Duke qenë se qarkullon në ajër ne jemi në çdo kohë të ekspozuar ndaj tij, por kur prishet imuniteti, tërësia e mukozave të traktit të frymëmarrjes, bakteri meningokok, penetron , hyn në qarkullimin e gjakut dhe në subjekte të caktuara mund të japë infeksionin e Meningitit. Në rastin e Meningokokut kemi meningitit meningokoksik që në fakt është forma më e lehtë e infeksionit, kurse forma më e rëndë e Meningokoksemisë është ajo që jep shumëzim të mikrobit në gjak dhe shkatërrim të gjëndrave mbiveshkore dhe zakonisht kjo nuk shoqërohet me meningit. Infeksion japin vetëm tipat A,B,C dhe më pak W135 dhe Y.Nga literatura , mortaliteti referohet në mbi 80% nga infeksioni meningokoksik”, tha Kule.
Dr. Kule thotë se kalendari i vaksinë në Shqipëri është i pasur dhe se mund të konsiderohet edhe fakti i përfshirjes së kësaj vaksine, por nisur nga rastet sporadike dhe analiza kosto-efektivitet, nuk përbën domosdoshmëri aktuale.