Europa është ende kontinenti problematik i Davosit

Greg Ip
Sa për ndryshim, kësaj radhe fati i Europës nuk është në krye të çështjeve të Forumit Ekonomit Botëror.eurozona nuk është më në zgrip të kolapsit, Britani po shkon rrëmujshëm drejt daljes nga BE dhe populistët kanë arritur hë për hë pragun e tyre maksimal.
Gjithsesi përmes Davosit ju mund të gjeni shenja të një krize që po gërryen dhe udhëheq një rritje të dobët ekonomike, një SHBA konfrontuese dhe një qeverisje të dobët. Na thotë diçka fakti që Greqia, një vend që ishte kosherja e sherreve, është mbase vendi më stabël ekonomikisht dhe politikisht. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis që u intervistua të martën nga historiani Niall Ferguson, e përgëzoi rritjen ekonomike në Greqo. Zoti Micotaqis drejton një qeverisje solide me një mazhorancë solide dhe është i qetë në qeverisjen e tij. “Nuk mund të gjesh një luks të tillë në shumë vende në BE” u shpreh ai në intervistë.
Duke pasur parasysh sa më sipër, duhet të kujtojmë se kryemnistri Conte anulloi planet për një fjalim në të njëjtën pasdite pasi mbështetja për qeverinë e tij në Itali ishte në rrezik.
Rritja e dobët ekonomike dhe qeveri të pambështetura gjerësisht e kanë lënë eurozonën të papërgatitur për një luftë tregtare. Presidenti Trump dhe sekretari Thesarit Steven Mnuchin shpenzuan kohën e tyre në Davos duke kërcënuar Europën me tarifa mbi makinat si përgjigje ndaj taksës digjitale. Por aq sa Europa do ta shkëpusë varësinë e saj nga SHBA ajo nuk ka fuqinë dhe unitetin për të ndërmarrë këtë hap.
Kancelarja Gjermane Angela Merkel nënvizoi se Europa ka ende shumë të përbashkëta në rrafshin politik dhe social me SHBA se sa me Kinën. Europa ankohet me mënyrën se si SHBA përdor dollarin për të forvuar dhe detyruar bashkëpunimin sa i takon sanksioneve mbi Iranin, euro gjithashtu është e pafuqishme për ta rivalizuar atë. Natyrisht, euro nuk është tanimë në zgrip të falimentit. Por sikundër krye-ekonomistja e FMN, Gita Gopinath ka nënvizuar: “Në rast të një shock-u të radhës, pyetje që do të vijë është; Cili vend do të largohet nga blloku euros? Kush do të mbesë në euro? ”
*Kryeredaktori ekonomisë në Wall Street Journal