DURRËS | Kapen 2 hajdutë që vidhnin shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Vidhnin në banesat e dëmtura nga tërmeti, por kapen dhe vihen në praga dy shtetas si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Në kuadër të masave për parandalimin e vjedhjeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti, zbardhjen dhe kapjen e autorëve të atyre vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore disa ditore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.