“Do ta bëj më keq se ta kanë bërë!” Noel Disha tregon debatin e fundit para vrasjes së Vilsonit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Vilson Tafçiut mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit në Tiranë.

Noel Disha i arrestuar si autori I dyshuar I vrasjes ka rrëfyer se dy vjet e gjysmë më parë është rrëmbyer nga tre persona në qytetin e Durrësit dhe është mbajtur në një bagazh të makinës. Pas disa orësh është lënë I lirë në Vorë.

Më 20 janar Disha ka treguar se është telefonuar nga Vilson Tafçiu për tu takuar në zonën e Astirit.

Mësohet se gjatë debatit Vilsoni e ka kërcënuar. Madje 28 vjeçari tregon dhe momentet e fundit.

“ Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar.” mësohet të ketë thënë Disha raportohet nga prokuroria.

Noel Disha do të dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkon “arrest me burg” për të. Disha u vetedorezua tre ditë pas krimit. Ndërkohë dosja e pengmarrjes së tij u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i ka kaluar prokurorisë së Durrësit.