Basha ngushëllon diasporën në SHBA për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes Kombëtare

Kreu i opozitës Lulzim Basha përmes një komunikimi u shpreh me hidhërim për ikjen nga kjo botë e veprimtarit shqiptaro-amerikan Van Christo.

Me hidhërim mësova se sot në Boston u nda nga jeta patrioti zemërbardhë Van Christo, personalitet i diasporës në SHBA & aktivist i çështjes kombëtare. Marrëdheniet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane kanë në themele kontributin e njerëzve si Van Christo & patriotë të tjerë në SHBA.
Në emrin tim & të PD i shpreh ngushëllimet familjes & diasporës shqiptare në SHBA.Personaliteti,jeta & kontributi i tij, shërbejnë si udhëzues drejt dashurisë për një Shqipëri të zhvilluar,të lirë & demokratike siç e kanë ëndërruar brez pas brezi bijtë më të mirë të këtij kombi.