Këshillat që japin espertët virologë për tu ruajtur nga virusi kinez, 2019-nCoV

Nga Selim Kurti

_________
Njihet edhe si koronavirusi Wuhan, pneumonia Wuhan etj.
Në emrin e tij, “2019” shënon vitin e identifikimit, “n” tregon novel (i ri), “CoV” shënon koronavirusin.
Bën pjesë te koronaviruset me ARN njëvargore, raportuar për herë të parë në vitin 2019.

Klasifikohet në rendin Nidovirales, në familjen Coronaviridae dhe në gjininë Betacoronavirus.

Gjenoma e tij përmban 30 473 nukleotide.

Transmetimi nga njeriu te njeriu u konfirmua më 20 janar 2020, në Guangdong të Kinës.
Nuk ekziston ndonjë mënyrë trajtimi për këtë virus të ri.

Koronaviruset janë një familje e madhe virusesh, nga të cilët njihen disa që shkaktojnë një spektër të gjerë sëmundjesh, nga ftohja e zakonshme deri te sëmundje të rënda, si MERS (Meadle East Respiratory Syndrome) dhe SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome).

Gjashtë koronaviruset patogjene të njeriut janë: 229E, NL63, OC43, HKU1, MERS-CoV, SARS-CoV.
Me virusin 2019nCoV, numri bëhet shtatë.

Vlerësohet se deri më sot, vetëm në qytetin Wuhan, janë infektuar rreth 4000 njerëz, nga të cilët njihen 913 raste dhe 25 vetë kanë vdekur.

Shkencëtarët mendojnë se virusi duhet ta ketë prejardhjen nga gjarpëri shumë helmues Bungarus multicinctus, mishi i të cilit shitet në tregun e Wuhanit.

Virusi godet sistemin frymëmarrës, duke shkaktuar dëmtime të mushkërive.
Është shumë ngjitës dhe infeksioni manifestohet me heqje hundësh, dhimbje koke, temperaturë, dridhje, dhimbje trupore.

Nuk është e lehtë ta dallosh koronavirusin nga një virus i zakonshëm i gripit. Por, nëse ai arrin në mushkëri, shkakton pneumoni.

Këshillat bazë:
• lani duart!
• mbuloni gojën e hundën kur kolliteni apo teshtini!
• gatuani mirë mishin e vezët!