Jepeni me PPP dhe demoralizimin, gjysh Edi Rama



Nga Erand Likuçi

Me pamjen e tij prej një gjyshi grindavec, Edi Rama, ndryshe nga homologët e tij, mendon tërë kohës si të na rrisë demoralizimin, me qëllim shpopullimin e Shqipërisë. Ndërsa krerët e qeverive europiane mendojnë si të rrisin mirëqenien, Rama mendon të shtojë zerot në xhepat e oligarkëve. Aq depresive është bërë shoqëria shaiptare, saqë shprehja e ditës është ky vend nuk bëhet. Rama ka promovuar nëpër zyra një tufë individësh që lëpijnë shumë dhe punojnë pak. Shkurt, me qeverinë Rama ecën nëse ke në jetëshkrimin tënd, që ke qenë o i dënuar ose pjeshkë.

Kështu, Rama, ka bërë një burrë prej Këlmendi, të duket si pjeshkë, në mënyrë që të ketë ‘like’ në facebook, për ti bërë share postimeve qeveritare. Burri nga Këlmendi, edhe pse nga bjeshkët, është i detyruar t’i lëpihet vajzave simpatike, me qëllim ti ketë miq për të shpërndarë propagandën se sa mirë jetohet në Shqipëri.

Deri në këtë pikë, ska ndonjë të keqe, pasi të bësh si interesant, edhe kur nuk ta varë njeri, është njerëzore. Por e komplikuar është situata, kur burri nga Kelmendi rivalizon Xhevatin nga Tirana, i cili ka kohë pa ngrënë luleshtrydhe. Të dy janë njëlloj, e mbajnë veten, i lëpihen pushtetarit të radhës, mbijetojnë pas çdo rrethanë, vetëm se ftoi me fortësinë që ka si frut i ka thyer dhëmbët…