Periferi e dyfishtë


Nga Sebastian Zonja

100-vjetori i Kongresit të Lushnjes; debatet asokohe ishin për modernizimin e Shqipërisë dhe çështjes kombëtare. Këto debate kulmuan kur shumë mendje të ndritura të kombit, nacionalizmi dhe atdhedashuria i çoi në ‘kolaboracionizëm’.

100 vite më pas debatet janë se sa kriminelë janë pjesë e pushtetit vendor dhe atij legjislativ dhe hyrja në BE duket e largët. Mendjet më kriminale të shoqërisë u hierakuan nën komunizëm dhe sot ky është produkti – na skuqën si Kremlini, na zverdhën si Kina dhe zhbënë çdo lloj tradite duke robëruar mendjen. Budallenj societalë me shumicë që masturbojnë njëri-tjetrin.

Deri kur të mos kemi një vonesë, në këtë areal, do të mbetemi ende pellazgë:

Ballkani perëndimor, periferi e dyfishtë
– Periferi e Europës
– Periferi e Perandorisë Osmane
Edhe nëse bëhemi pjesë e BE-së, sërish peiferia nuk ka ndonjë rol të madh dhe nuk thith investime të mëdha. Logjika ‘t’i japim një kothere’ ka gjasa të vijojë përgjatë dekadës. Shpopullimi dhe ekonomitë e vogla jokonkuruese, së bashku me modelet hibride të demokracisë, tregojnë se e ardhmja s’ka gjasa të jetë e ndritur.

Por përkundër kësaj ekziston mundësia që të bëhemi edhe brezi i fundit i Lindjes. Si të tillë, emigracioni masiv i vendeve në konflikt do të shkojë diku, ndaj edhe stabilokracia do të yshtet më shumë se demokracia.

Periferi e dyfishtë, sepse nuk jemi pasojë e ideologjisë, ajo është pasojë e jona.

Por duke marrë një shembull se si dilet nga ky batak vlen të sjell në vëmendje një intervistë interesante të një izraeliti:

Ka tre motive thotë izraeliti pse Izraeli ngjan si oaz në Lindjen e Mesme:

1. Normat tona nuk i vendos dot bota apo një i huaj. Ne kemi aparatin tonë të arsyetimit dhe veprimit. E dimë vet se çfarë zakonesh dhe cila rrugë është më e mirë për qytetarët izraelitë.

2. Asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga dija dhe shkollimi, pavarësiaht sakrificave.

3. Solidariteti mes nesh nuk është një opsion, por një normë që s’mund të negociohet.

Por sërish, sado optimist të jemi, duhet kuptuar se të sterviturit në opinion nuk i shkon mendja për mendim.

100 vjet Opinion

more recommended stories

loading...