Milionat e Oligarkëve blejnë faqe gazetash në Europë kundër Bashës

Gazeta gjermane BILD ka botuar një shkrim për lobimin e PD në SHBA, ku aludohet se 675 mijë dollarë me origjinë ruse janë paguar për llogari të Bashës, madje kanë pasur qëllim për të penguar Integrimin e Shqipërisë në BE!? Ky shkrim ka test të njëjtë me një tjetër shkrim të botuar dje në Angli.

Kuptohet vetiu që kemi të bëjmë me një ofensivë të maxhorancës për të denigruar liderin e opozitës me faqe të blera në gazeta që botojnë shkrime pa emër, me tekste të gatshme nga Tirana, madje me paratë e oligarkëve. Nëse ju kujtohet modaliteti i pagesës së Sh. Fushës me kartë krediti për hotelin e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë…

Këto shkrime nuk kanë autorë, përveçse autorët që kanë blerë shtrenjtë nga Tirana. Mjafton të shohësh sa shpejt ishte në gjuhën shqipe shkrimi i medias gjermane, sa që në minutën e parë që e botoi online BILD, doli edhe në shqip në portalin e sekretarit për mediat në PS. Me siguri aty ka shumë gjerman folës, përpos atyre që kanë çuar si azilkërkues në Gjermani

E vërteta është se Gjykata e Tiranës nën presionin edhe të Vetingut sapo e nxorri të pafajshëm liderin e opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të tjerë të PS sepse fakti realisht nuk ekziston. Nuk ka asnjë provë që lidh PD, Bashën, me pagesa lobimi drejt SHBA, përveçse atyre të deklaruara në KQZ.

Këto shkrime kanë origjinën tek një artikull i revistës të paguar nga fonde të Xhorxh Soros, Mother Jones dhe kanë për synim përshtjellimin e opinionit publik. Për të thënë që ja shikoni që media gjermane BILD që boton përgjimet e dosjes 339 apo 184, ku kapet kryeministri, ministra, deputetë, mafiozë, drejtues policie të vjedhin vota, tani po nxjerr që edhe Basha ka marrë lekë nga Putini.

E kundërta është e vërteta, përgjimet janë ata, të përgjuarit janë aty, me zë dhe figurë, ndërsa shkrimi për PD janë ca copëza shkrimesh të përkthyera keq dhe kanë synim për të bërë keq.