Fotot dhe emrat e dy shqiptarëve në kërkim për vrasjen e një snajperisti

Policia publikoi fotot dhe emrat e dy shqiptarëve të cilët janë shpallur në kërkim për vrasjen e një snajperisti kurd.

Mediat angleze bëjnë me dije se shqiptarët e shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, pas hetimeve te para qe jane bere per vrasjen e Hemëand Ali Hussain, 30 vjeç.

Sipas policisë britanike 30 vjeçari Hussain është qëlluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Ai kishte shërbyer si snajperis në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik. Gjithashtu një zëdhënës i policise beri me dije se personat e kerkuar kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.