Mesazhi i vërtetë i marrëveshjes së Partive Politike


REDAKSIONALE

Marrëveshja e partive politike PS, PD, LSI, me ose pa ndërmjetësim ndërkombëtar është një arritje e rëndësishme, pavarësisht kush përfiton kapital politik në planin afatshkurtër.

Mesazhi kryesor që del nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore është rikthimi i partive politike në vendin që i takon në Shoqëri sipas Kushtetutës.
As parlamenti i mbetur me një parti dhe karagjozët individualë që quhen deputetë nuk e mbajtën peshën e lojës në terma afat-mesëm.

Dëshira e Edi Ramës për të defaktorizuar Partinë Demokratike siç ka bërë me Partinë Socialiste përmes organizatës okulte Rilindja ngeli një tentativë për të cilën ai investoi shumë resurse financiare dhe njerëzore. Ai dështoi. Madje në ditën e marrëveshjes deputetja e PS, Blerina Gjylameti e tha tek Sokol Balla që “unë nuk jam e Rilindjes por e PS”, si për të thënë kam një identitet.

E vetmja fitore e Lulzim Bashës nga tryeza politike nuk është delegjitimi i parlamentit siç thonë shumë të tjerë, pasi ka ndodhur me djegien e mandateve të opozitës, por rifitimi i Partisë Demokratike pas 30 vitesh aktivitet politik.

PD si asnjëherë më parë sot është një parti politike me plot gojën, me struktura në terren, antarësi aktive, forume politike dinamike, madje edhe fondacion që prodhon ide. Të rinj e të reja që besojnë tek vlerat që ka PD. Dhe ato që kritikojnë në rrjetet sociale nuk e kanë votuar asnjëherë PD dhe janë instrumente të pushtetit për ti bërë pis si vetja.

Rifitim i PD nuk do të thotë rifitim i drejtimit të lidershipit në sensin banal por i frymës politike që vlerësohet në sondazhe dhe beteja. Askush nuk i kuptonte drejt 10 protestat e mëdha të PD në shesh, ku kishte qytetarë për herë e më shumë dhe mjaftonte një ngarkesë vlerore për ti ndryshuar natyrën protestës. Ato ishin meritë e strukturës dhe sakrificës.

Partitë politike janë asete kombëtare dhe ruajtës së rendit Kushtetues.

Faktori ndërkombëtar (SHBE, BE) përmes deklaratave zyrtare përshëndetën marrëveshjen e palëve politike, pra partive, duke zhvlerësuar keqazi Nismat e fondacioneve okulte që mblidhin firma siç mbledhin fonde OJQ-të.

Uashingtoni, Kancelaritë e BE, fondacionet dhe organizata e huaja (K. Adenaur, IRI, NDI, etk), së fundi po synojnë të operojnë me partitë politike për ti forcuar, demokratizuar dhe modernizuar sepse në fund të fundit Partitë politike janë të paparashikueshme.

Dhe sot parishikueshmëri është një monedhë që këm behet shtrenjtë.