“Të përfundojmë reformën zgjedhore”, Basha ftesë Ramës: Ta miratojmë sa më shpejt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të diskutuar dhe miratuar reformën zgjedhore bashkë me mazhorancën.

Në një dalje për mediat pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha deklaroi se kjo reformë duhet të mbyllet sa më parë.

“Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insituare në një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe tranaprent për të përfudnunar reforënn zgjehdore. Prej muajti shtator ky është një kusht i pakalueshëm i Bundestagut gjerman.

Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfudnimin një orë e me parë të reformës zgjedhore dhe mandaton zotin Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të darkodësuar mekanizmin për ecjen përpara të reforms zgjedhore, duke iu qëndruar pikave tona.

E para, krijimi i një mekanizmi gjithëpërfshirës dhe tranaprent. Miratimin me konsensus jashtë Parlamentit të çdo propozimi për reformën zjgehodre, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsesus, pa asnjë ndrushim në seancën plenare. Përfaqësuesit e palës tjetër të mos e zvarrisin më këtë proces”, tha Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ky është një hap për zgjidhjen e krizës politike, lideri demokrat deklaroi se zgjidhja do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të parakoshhme.

“Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme, me një Kod Zgjedhor që adreson provlemet e shit-blerjes së votës. PD dhe opozita e bashkuar dhe qytetarët duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike që vjen vetëm nga zgjedhjet e lkira dhge të ndershme”, tha Lulzim Basha.