Studimet pohojnë se ekzistenca e bandave ndikon në ekonomi

Në një punim shkencor nga Nikita Melnikov dhe Maria Micaela Sviatschi, dy kërkues shkencorë në Universitetin Berkley California, tregohet se si grupet kriminale prekin jetën e qytetarëve dhe bizneseve. Ata nisën të studiojnë të dhënat për El Salvador, vendin e prekur nga lufta e bandave MS-13 dhe Barrio 18.

Analiza e tyre fokusohet sa në kryeqytetin San Salvador ashtu dhe në rrethinat e tij dhe ajo që vërehet është varësia e biznesit dhe konsumit të qytetarëve nga gjendja emocionale e bandave. Nga një census i vitit 1992, shkruhet në studim, vërehet se kishte një shpërndarje të rregullt tek kostot e jetesës, mundësitë për punësim dhe shkollimin. Por 15 vjet më pas vërehet se bandat kriminale kanë ndikuar në shkatërrimin e këtij rregulli duke prodhaur anomali.

Studimi tregon se kjo qasje e prishur vëretohet përherë e më shumë në zonat rurale. Në një sondazh të kryer nga studiuesit në fjalë me banorët e zonës u vërejt se ato që jetonin në enklavat ku funksiononin bandat kriminale kishin 50% më pak të ardhura se sa ato që jetonin jashtë tyre. Bizneset ishin më shumë fitimprurëse në zonat ku nuk kishte banda kriminale se sa në zonat ku operoni nato.

Shqipëria ka shtatë vjet që drejtohet nga një kryeministër që bashkëjeton me krimin. Vendi është në një gati diktaturë ku tepsia është ndarë mes oligarkëve, kriminelëve dhe pushtetarëve lokalë të babëzitur. Nëse do të aplikonim studimin në fjalë në Shqipëri me gjasë do të shihnim një raport tjtër ekonomik nga ajo që INSTAT apo Banka e Shqipërisë raporton.

Varfëria e tejskajshme në zonat malore ka detyruar qytetarët të jetojnë nën frikën e terrorin e bandave kriminale që kultivojnë drogën, vendosin gjoba në biznese dhe kryejnë akte vandalizmi tek qytetarët. Mjafton një hulumtim i shpejtë në Shqipërinë e Ramës për të vërejtur se ka gjithnjë e më pak qytete me drita të ndezura gjatë darkës. Siç edhe studimi i referuar në fillim pohon, grupi kriminal i rilindjes ka dëmtuar më shumë vendin se sa aktet kriminale.

.