Përmbyset makina në mes të Bllokut, shoferja nuk mbajti…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Bllokut, në Tiranë.

Siç shihet nga foto një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku mësohet se mjeti drejtohej nga një femër.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital shoferen, gjendja e së cilës nuk dihet ende.

#udhetonimekujdes!