PD nuk amniston Gjiknurin, arkitek i blerjes së votës turp i PS

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikave të ardhur në adresë të opozitës për marrëveshjen e ngritjes së Këshillit politik për reformën zgjedhore, që izolon deputetët e blerë të maxhorancës për marrëveshje.

Sipas Bardhit “propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Ja dokumenti i dakordësuar