Kafja e Dritan Dajtit në Bllok shkakton prerje kokash në burgun e Peqinit, EMRAT e të shkarkuarve

Drejtori i Burgut të Peqinit, Emin Shpata, drejtori i Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri janë liruar nga detyra për shkelje të rënda, pasi janë përfshirë në dhënien e lejës për Dritan Dajtit për vizitë mjekësore në Tiranë.

Po ashtu, ky veprim i ka kushtuar rëndë edhe dy punonjësve të tjerë, Andi Andoni mjek në burgun e Peqinit dhe shefit të forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Ferit Mici.

Po ashtu vërejtje me paralajmërim eshte marrë për mjeken e DPB Ermira Qirinxhi dhe inspektorin e IEVP Peqin, Mefat Shehu