I jepni një gotë ujë Jozefinës?

Kur Napoleon Bonaparti po luftonte me kundërshtarët në shumë fronte, ish bashkëshortja Jozefina ankohej në oborrin e ri ku kishte gjetur siguri.
Plot thashetheme, me mendjen nga e kaluara, në moshë të madhe, me më pak dhëmbë sesa në rini, pa buzëqeshje dhe me shumë urrejtje bënte që çdo bisedë mbi të dhe për të, të bëhej toksike.
Aq shumë plane, komplote, rikthime pozitash dhe premtimesh kishte në oborr sa që dëshira për të qenë edhe një herë primadonna e Marshallit ishte një shtysë më shumë për tu hakërruar ndaj fatit.
Dikush u mërzit një ditë me to , duke thënë: një gotë ujë për Jozefinën, ju lutem?