Ja konkluzionet e e tryezës zgjedhore, për çfarë u dakordësuan palët politike

Janë bërë publike konkluzionet e tryezës midis palëve politike në kuadër të dialogut për një konsensus sa më të gjerë për Reformën Zgjedhore.

Gjatë takimit të zhvilluar pa praninë e mediave ishin të pranishëm nga maxhoranca Damian Gjiknuri, nga opozita paralamentare Rudina Hajdari, si dhe nga opozita jashtë paralementare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Në draftin e siguruar nga faktor.al
, nga konkluzionet e tryezës është dakordësuar për krijimin e një këshilli politik me përfaqësues nga të gjitha palët brenda muajit janar.

Palët kanë rënë dakord të formojnë Këshillin Politik me përfaqësues të opozites, drejrtuesve të komisionit te Reformes Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

Për çështje që nuk ka dakordësi do të kërkohet asistencë nga përfaqësues të OSBE-së, e cila do të bashkëpunojë me përfaqësues të partive politike.

Ndërkohë ndër të tjera thuhet se Reforma Zgjedhore duhet të jetë mbyllur jo më vonë se 15 Marsi i vitit 2020.