VIDEO| Studentët bëjnë thirrje për revoltë, “Pakti për Universitetin” një mashtrim

Të rinjtë e organizatës “Rezistenca Rinore” ftojnë studentët të bashkohen në revoltën studentore për një universitet modern. Sipas tyre qeveria Rama i ka mashtruar me paktin për Universitetin. “Asnje nga kerkesat e tyre nuk eshte plotesuar dhe per pasoje nuk ka rruge tjeter perveç rrezimit te sistemit te kalbur te arsimit te larte” thuhet në komunikatën e Rezistenca Rinore.

Te refuzojme marrezine!
Te rezistojme se bashku per te drejtat tona!
22 Janar, ora 11:00, takohemi tek Korpusi Universitar!
#StudentetNeRevolte!