Përgjimet për seks të Zogu të Tiranës po prishin familje dhe lidhje dashurie

Një prej emrave të showbizz-it shqiptar e përmendur në përgjimet për Hermes Nikaj, të ashtuquajtur “Zogu i Tiranës” është dhe Iva Alikaj. E ftuar në emisionin “Shqipëria live”, në Top Channel, Alikaj ka treguar si e mori vesh lajmin.

Ajo ia ka dalë në mbrojtje Hermes Nikajt, për të cilin tha se është shumë naiv dhe rri me gjithkënd. Sipas saj ai është i shfrytëzuari në këtë histori.

“U zgjova në mëngjes dhe marr vesh nga portalet. Përjetova një shok, nuk e prisja. Në bazë të shkrimeve kanë qenë të papranueshme. Zogun nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë por të gjithë ata që e njohin personalisht e njohin si person me humor, pak naiv, në kuptimin që i besonte gjithkujt. Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuari. Ai rrinte me gjithkënd e ndoshta prandaj.
Me sa kam lexuar në dosje, ishte një vajzë që ishte pyetur nga prokuroria ditët e fundit para se të çohej në qeli që kishte dëshmuar në difavor të tij, ndërkohë që ajo ishte në moshë shumë herë më e madhe se Zogu dhe gjithë fajin ia kishte hedhur Zogut.
Hermesi nuk është person që shpenzon. Edhe me makinë e merrja unë. Portalet kanë shkruar në mënyrën me skandaloze të mundur. Shoqëria e tij nuk më pëlqente, madje i kisha folur për këtë gjë. Nuk më pëlqenin për jetën që bënin”, deklaroi Alikaj.

Ndërkohë një tjetër emër, këngëtarja Elda Shabani, e cila gjithashtu del në përgjime tha se familja e saj është tronditur nga kjo ngjarje dhe se i ka sjellë probleme me bashkëshortin. “Në verë erdha pas 4 vitesh në Shqipëri me bashkëshortin e fëmijët. Hera e parë që e kam takuar Hermesin. Sa herë jemi takuar, jemi takuar vetëm artistë. Gjithë kjo ngjarje më ka sjellë shumë probleme. Kam probleme dhe me bashkëshortin tim”, tha Shabani.
Kujtojmë se Hermes Nikaj akuzohet për shfrytëzim prostitucion dhe ushtrim prostitucioni.