EMRAT| 15 mjeshtrit që marrin pensione të posaçme


Qeveria ka ndërmarrë një sërë vendimesh që u jep pensione të posaçme disa figurave me kontribut të shquar në sport, art, kulturë etj.

Kështu sipas ligjit janë 15 figura të spikatura që do të marrin pensione suplementare.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” , të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z/znj………………, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.

Emrat

Shyqyri Ballgjini

Faruk Sejdini

Shyqyri Sako

Zenel Drangu

Ela Tase

Ago Nezha

Visar Zhiti

Viktor Papavangjeli

Hysni Zela

Valentina Shehi

Ndriçim Spahiu

Rauf Dimraj

Jorgo Papingji

Edgar Prifti

Astrit Hafizi