Berlusconi: Seks me vajzat në dhoma të errëta, bleu heshtjen për 5 milionë euro

Në Gjykatën e Milanos është mbajtue seanca e radhës e Procesit “Ruby”, që ishte kundër ish kryeministri Silvio Berlusconi, seancë kjo ku janë bërë deklarime shokuese nga agjentii personazheve të spektalit të famshëm “Francesco Chiesa Soprani”.

Mediet italiane kanë thënë se agjenti i personazheve të spektaklit ka rrëfyer se sipas asaj çka vajzat i tregonin, ata kryenin raporte seksuale me radhë me Silvio Berlusconin në një dhomë të errët në rezidencën e tij në Arcore në Milano.

Përveq kësaj, vajzat e deklaruara kanë treguar se jo vetëm Berlusconi ka kryer marëdhënie seksuale me to por edhe Ruby (Karima el-Mahroug).
Në vargun e deklaratave është thënë se vazjat janë paguar për të mbajtur në heshtje të vërtetën e arkëtimit seksual të ish- kryeminstrit Berlusconi, pagesë kjo e cila kryhej çdo muaj, ndërsa përveç parave ato kanë pranuar dhurata të shtrenjta.

Agjenti i vipave Francesco Chiesa Soprani ka përcjellë konfidencat e modeleve që punonin me të e të përfshira në këtë proces Maryshell Polanco e Imane Fadil e cila ndërroj jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e rallë, e me dyshimet mediatike se ndoshta është helmuar.

Para trupit gjykues Francesco Chiesa Soprani ka rrëfyer se një nga vajzat Silvia Trevaini i ka tregua se ka marrë nga Silvio Berlsconi 1.8 milionë euro për të heshtur e Nicole Minetti është paguar nga ai me 5 milionë euro, një shtëpi si dhe 2500 euro çdo muaj.