Alipisti përgënjështron policinë në Kolonjë: ” Na kërkuan foto dhe tani thon që i shpëtuam se kishin humbur”

Alpinisti Ervin Xhakolli është irrituar së tepërmi me njoftimin e policisë së Kolonjës për shpëtimin e 4 alpinistëve në malin e Gramozit, që gjoja kishin humbur rrugën.

Ja reagimi i tij:

Ky eshte nje mashtrim nga punojsit e policis te Kolonjes. Une jam Alpinisti qe isha ne malin Gramoz ku kam fillur ngjitjen diten e shtun ne mengjes ku kam kaluar naten ne 2300m lartesi me kamping dhe te nesmen jam ngjitur ne majen e Çuka e Pecit me 3 miqt e mi dhe per asnje moment nuk kemi humbur dhe policia apo dikush tjeter nuk na kanë dhenë asnje lloj ndihme pasi sqe e nevojshme . Punojsit e policisë na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqeror edhe pasi jemi larguar ata kanë publikur kete lajme. Dhe nuk kan shanc me pergatitjen qe kan ata polic te na shpetojn ne ne male. Por duan te marin merita duke pirë raki ne lokal dhe tju vi turp per kete lajme te rreme qe kan berë. Duke prish imazhin tone.