Oligarkët dhe kriminelët nuk ja mundësojnë më fitoren Ramës

Erand Likuçi

Disa sondazhe janë bërë publike nga faktori.al, për mes të cilave del qartë që Rama i humb zgjedhjet e ardhëshme në momentin më të parë që do zhvillohen. Duke parë projeksionet e sondazheve, del qartë që opozita është tek shifra 73-75 mandate, dhe mazhoranca tek 65 mandatet.

Këto rezultate nuk janë pasqyrimi i të vërtetës, pasi Rama realisht nuk gëzon më shumë se 55 mandate, sipas edhe shifrave të fundit. Po të marrim votimet (se zgjedhje nuk mund të quhen) e fundit, me gjithë angazhimin shtetëror, Rama pësoi rënie.
Nuk po i hymë analizave se në shumë zona të thella elektorati gri, për arsye se fituesi dihej, nuk donte të përzihej dhe votoi me pahir.

Megjithë problematikat e shfaqura nga opozita (qeveria gjithmonë është problemi. Ai që sulmon opozitën është ithtarë i Ramës, më shumë se Elisa Spiropali) mbështetja në popull është rritur ndjeshëm.

Rama me kriminelët po marrin goditje, por ato rezistojnë në pushtet, pasi shqiptarët po varfërohen. Kur nuk ke asnjë kafshtë në darkë, edhe të ofrojnë një punë në kompani oligarkësh, apo në administratë, ku ti vecse mbush barkun me bukë, nuk e mendon dy herë. Ndërsa zengjinët e rinj dhe të vjetër majmen më shumë, populli duhet ti japi një goditje atyre që djersën e popullit e përdorin për të “vaditur” pasuritë e tyre.

Sondazhi tregon, se pavarësisht se varfëria që ka sjellë qeveria me 1000 padrejtësitë e saj, ende në Shqipëri nuk është mbytur zëri i ndryshtimit, ende nuk është mpirë era e lirisë dhe begatisë.

Së fundmi një përgjigje për ata që kanë dyshime tek opozita. Kjo nuk është opozitë perfekte, por edhe po të jetë shumë më keq seç është, sërisht do jetë shumë herë më e mirë se qeveria e Ramës.