Historia e Rexhinës, gruan që e martuan me…

Nga Osman Stafa

Rexhina eshte sot 29-vjece! Ne fakt duket si 39! Ka dy femije, djalin 9 dhe vajzen 4! Jeton ne nje fshat te Krujes. Me historine e saj u njoha teksa kam shkuar ne keto zona per te pare demet e termetit.

Rexhinen e martuan qe 19-vjece! I gjeten nje burre qe ajo se kishte takuar, as e dinte se cfare perfaqesonte. Fati i Rexhines ishte vendosur. S’e kishte vendosur ajo vete, por te tjeret. Ajo thjesht duhet ta pranonte.

Rexhina nuk e dinte qe bashkeshorti i saj i ardhshem, kishte kriza nervore dhe qe prej vogelise, kur kishte kaluar nje temperature qe e kishte lene me pasoja, nuk kishte qene ne rregull menderisht.

Por, familjaret e dhenderit nuk e kishin treguar kete problem te djalit, duke ia lene peshqesh per te tere jeten Rexhines, qe nga ana e saj nuk kishte asnje problem. Thjesht fati i keq i saj, ishte se ishte nga nje fshat me i thelle.

Martohet dhe aty fillon “lufta” per Rexhinen. Ndaj saj filloi dhuna, filluan te rrahurat. Arsyeja? Kot. Sepse burri kalonte kriza nervore dhe ajo qe e priste ishte Rexhina. Nuk fliste! Ishte turp. Mendonte se burri kishte te drejte. Keshtu ishte rritur. Babait, burrit nuk duhet t’u kthesh fjale, ajo qe duan e bejne ata eshte ligj. Edhe dajaku!

Ngeli shtatezane, erdhi ne jete djali, e Rexhina kupton qe ate e kishin genjyer. Asaj si kishin treguar qe burri i saj nuk ishte per te, por kishte nevoje per perkujdesje mjeksore, qe ai se mirrte. Aty kuptoi qe jeta e saj ishte nje ferr. Aty kuptoi se jeta per te do te ishte nje torture. Aty kuptoi arsyen e gjithe atij dajaku qe kishte marre. Aty kuptoi shume gjera.

Por nuk mund te ikte, nuk mund te linte djalin. Nese ikte, ku do te shkonte? Per familjen do te ishte turp sikur vajza te kthehej ne shtepine e tyre. Cdo thoshte fshati? Sa i rende ky i shkreti “nami” e gojet e fshatit per te.

Fati i saj paskesh qene i shkrujtur, keshtu e justifikonte ate cfare i ndodhte. Duhej ta pranonte. Kete e beri per femijen, per familjen e saj.

E keshtu vitet iken njeri pas tjetrit. Sipas Rexhines dhuna asnjehere nuk u ndal. Erdhi ne jete edhe vajza. Tashme arsyet per te duruar dhunen, drurin ishin femijet e saj. Duhet te duronte per ta. Dhe vazhdon e duron!

Me tha: “Nuk e di si do dalin perpara Zotit, ata qe me bene kete, nuk e di nese Zoti do i fale, une ndoshta mundem, por Zoti nuk do e bej”. Sa me preken fjalet e saj! Historia e saj. Po sa zonje qe ishte. Punonte nga mengjesi ne darke ne are, shkonte ne pyll bente dru, bente pune burrash ne shtepi.

Burri? Burri njehere me pune e njehere papune. Kishte nderruar me qindra pune. Pasi i degjonin hallin, e merrnin ne pune, kur e shikonin qe s’ben gje, se jo ne rregull, e hiqnin. Kishte nete qe edhe ne shtepi nuk vinte, e i dilnin perpara per ta gjetur rrugeve. Si e gjenin? Thjesht ai qendronte diku e nuk ecte me.

Kur e pyeta, se cfare kerkonte si ndihme? Me tha: Vetem nje thes miell dua. Te pakten te kemi buke per te ngrene.

E beme paktin qe per nje kohe te papercaktuar, do ia siguroja une miellin. Sa here qe te mbaronte, do me thoshte, e keshtu do vazhdonim. Miellin ia sigurova qe ate dite. (Nese dikush deshiron ta ndihmoje te me shkruaje, si per ndihma per femijet, si per ushqime, ashtu edhe per nje thes miell ne muaj)

Kur u largova tek disa banore te tjere te fshatit, i pyeta si me lezet per te kuptuar nese ishte e vertete ajo cfare me kishte rrefyer Rexhina.
Ishte qe cke me te! Madje fshati kishte nje respekt per Rexhinen. Diten e termetit, kur bashkefshatareve te saj, iu shemben shtepite plotesisht, kishte gatuar makarona per te gjithe dhe ua kishte derguar atyre. Kete moment i gjithe fshati e ruante si nje nga momentet me te vecanta dhe mirenjohese ndaj saj. Sepse ky gjest kishte ardhur nga nje zonja qe kishte 1000 halle mbi koke, e varfer, me dy femije per te ushqyer, e nevojtare.

Kjo eshte historia e Rexhines, nenes heroine, zonjes se sakrificave, gruan se genjyer, gruas se dhunuar, qe ka pranuar gjithe keto te zeza, vetem per hir te femijeve te saj!