Foto fantastike të Shqipërisë në kohën e Mbretërisë, 1930. Gazetari Nebil Çika me familjen

Troç nga Nebil Çika

Këto fotografi të familjes Çika nuk janë berë as në Paris e as në Romë, por ne Tiranën e viteve 1930.

 

Më nxiti t’i bëja publike, postimi nga një koleg gazetar, i nje fotoje të ca vajzave studente ne Iran të veshura në mënyre moderne e perëndimore para revolucionit islamik, që sipas tij po bënte “xhiron e botes” .

Zgjodha disa foto të famljes dhe miqve, për t’u treguar injorantëve, që ende besojnë përrallën komuniste që Tirana dhe Shqipëria ishin një vend i mbrapambetur para se komunistët ,talebanët tanë kokëpalarë dhe ajatollahët e tyre te zbrisnin nga malet e ta pushtonin atë , por që ne fakt ka qene e kundërta.
Kujtoj koleget e mi gazetarë, që për të treguar se çfarë jane të aftë të bëjnë talebanët komunistë, nuk kane arsye ta ilustrojnë me shembuj nga Irani apo Avganistani para revolucioneve islamik.U del e u tepron Shqiperia para pushtimit komunist ne 1944 .

Krahasoni këto foto me ato të shqiptarëve ne vitin 1990 apo të atyre terroristëve komunistë që Rama e Veliaj i vendosën në bulevard dhe e kuptoni vetë ndryshimin !!!