VIDEO| Kapet autori i djegies së tetë makinave në Durrës

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për djegien e tetë makinave.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Zjarrvënësi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.

Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht