Jul Deda flet për ribashkimin me Gent Zenelajn: Kur pimë kafen e parë…

Aktori i humorit, Julian Deda ka folur për herë për ribashkimin me kolegun e tij Gentian Zenelaj. Prej disa vitesh ata nuk flisnin me njëri-tjetrin, por në natën e 31 dhjetorit ata risollën në skenë grupin SHBLSH, çka tregoi se i kishin lënë pas mëritë e vjetra.

Sot në emisionin “Rreze Dielli”, Juli e ka quajtur kohë të humbur periudhën kur nuk fliste me Gentin. Sipas tij, pasi u pajtuan, kanë udhëtuar edhe drejt Ersekës ku kanë pirë edhe kafe.

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e dnjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë.

Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa”, tha Julian Deda.