“ Edhe një” grua viktimë e Edi Ramës!

Nga Taulanda Jupi

Ku jeni qeveria e grave që “ krenarisht bëni pjesë në pesëshen botërore për balancën gjinore”?!
Ku jeni zonjat ministre?! E pitë kafen e mëngjesit?!
Nuk e di por a e morët vesh?!

“Edhe një” grua sot u vra!
“Edhe një “ nënë sot u masakrua në sy të
fëmijës së saj!
“Edhe një” bijë sot u godit në prani të nënës së saj!
“ Edhe një” e pambrojtur sot u bë viktima e radhës e dhunës në familje.

“Edhe një” , “ Edhe një, “ Edhe një” ….kjo nisma juaj për ku i nis gratë dhe vajzat shqiptare se nuk po duket një gjë e mirë, nuk po duket as shpëtim, as prespektivë, as mbrojtje … asgjë! Thjesht propagandë dhe përdorim.

Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës, as propagandës së tij, as juve nuk ju besojnë, sepse gjatë qeverisjes tuaj qindra gra u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat është një opsion i pamundur me Edi Ramën.