Agim Doçi: Vera Grabocka bëri autogol, juri e huaj pa lidhje

“Vera Grabocka bëri autogol”.  Kështu u shpreh në “Provokacija”, autori i teksteve të këngëve, Agim Doçi.

Sipas Doçit është e pakuptushme se si mund të merret në festival juria e huaj dhe të konkurojnë ata që nuk kanë pasaportë shqiptare.

Njerëz të cilët kanë një aftësi të çuditshme për të bërë festivale dhe show si zonja Vera Grabocka, kësaj here kanë bërë autogol. Autogoli konsiston në faktin se ky është festivali i muzikës kombëtare shqiptare dhe nuk e kam kuptuar si mund të merret me juri të huaj dhe si mund të konkurojnë të huja që nuk kanë pasaportë shqiptare. Asnjë nga juritë e Eurosong nuk bëjnë votime të blerave të këngës, por bën viktime globanike”, shprehet Doçi.

Më tej shkrimtari thekson se një ndër këngët më të arrira që kanë marrë pjesë në Eurovision është “Dua të bëhem imazhi yt” nga Anjeza Shahini.

“Ishte e drejtë kryetari i Eurosong në 2005 kur tha se Shqipëria e vogël ka sjelle një këngëtare të madhe. “Dua të bëhem imazhi yt” në shqip . Anjeza e këndoi në anglisht për me mbledhë vota dhe shkëlqeu”, thotë ai.

Më tej Doçi ndalet sërish tek festivali, ku thekson se për të nuk ishte i tillë, por show luksoz.

Nuk ishte festival ia, ishte një show mjaft i mirë luksoz. Si punon Grabocka në show rrallë regjisorë punon, respekt për këtë. Por kur e humb ndeshjen në autogola nuk bëhem tifoz. Si ka mundësi që në festivalin e 58-të një komision enigmatik përfaqësuesn e vitit që shkoi në Izrael, Eriona Rushitit nuk i pranojnë këngën, pra u skualifikua në festvalin e 58-të. Nuk jam dakord që të flasim kur nuk janë këtu. Thirre këtu ti Grabockën, thirre edhe Alketa Vejsiun, se thanë që ishte Vejsiu show. Dakord jam, ajo është shumë e zonja, është brilante. Kantauatorët dhe kompozitorët e mëdhenj nuk kanë marrë pjesë asnjë”, thotë Doçi.