Aktori Albano Bogdo rrëfen problemet me alkoolin dhe kolegët. Kam bërë sherr, iu shkoja çifteve në tavolinë

Albano Bogdo është shprehur në emisionin “ThumbON” në RTV Ora, se ka shumë personazhe publike që ai nuk i flet me gojë dhe i poshtëron kur ndodhen në të njëjtin ambient.

Para disa kohësh ai ka patur një periudhë të errët në jetën e tij. Pjesën më të madhe të ditës ai rrinte gjithmonë tapë, duke u kthyer në një alkoolist.

I ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, ai ka treguar si arriti të hiqte dorë nga alkooli dhe së ishte në një gjendje aq të keqë sa ndiheshe si një njeri pa prespektivë.

Alkooli është si puberteti. E nis të pëlqen dhe e shton pastaj. E nisa me një shishe dhe vajta në konsumimin e katër shisheve në ditë. Në shumicën e rasteve pija vetëm. U zgjova një ditë dhe thjesht e lashë. E kuptova që isha shndërruar në njeri pa perspektivë. E lashë pa klinikë dhe pa ndihmë, brenda ditës.  Kur ke moment të vështirë nuk ke lekë të pishë 4 shishe në ditë. Jam  i lumtur që e kam hedhur pas krahëve atë periudhë. Ditën e shfaqjes nuk pija asnjë pikë. Sa mbaronte shfaqja filloja. 

Kur bëhesha tap bëja gjeste idiote, që s’jam krenar që i kam bërë. Shkoja i ulesha çifteve në tavolinë dhe i thoja asaj: Ku e ke gjetur këtë idiotin, ti je 2 metra femër. Shikoja një gocë dhe i ulesha në tavolinë. Jemi zënë jemi qëlluar, me grushta kështu. Kam përfunduar edhe në rajon”, përfundon Albano.

Aulona Musta: Ka ndonjë personazh publik me të cilin nuk flet?

Albano Bogdo: Po. Për disa arsye. Sepse nuk më do tr*pi t’u flas. Pasi kam parë si ndikojnë veprimet e tyre në jetën time dhe kam vendosur mos t’u flas. Kur jemi në të njëjtin ambjent i poshtëroj, i pështyj, i shaj. Pyetini! Përditë! Nuk flas, absolutisht jo, sikur të më kushtojë jetën. 

Aulona MustaTë ka ardhur ndonjë ofertë për t’u larguar nga Apartamenti 2XL?

Albano Bogdo: Më ka ardhur një këtu e 8 vite më parë.  Para se të filloja tek 2XL kam bërë katër herë audicion tek Portokallia. S’je për këtë punë më thoshin. Ja si t’i flas këtij unë tani. Që më ka thënë 4 herë nuk bën. Dhe ti i thua që shiko unë bëj, dhe më duhet puna. Sa kam mbaruar shkollën dhe duhet të mbaj gjithë familjen, vetëm unë punoj. Dhe ai thotë jo. Pasi fillon diku tjetër dhe ti shëlqen ai të thotë hajde. Si ti flasësh atij njeriu. Pastaj thotë hajde me ccek të bardhë.