Protestë e heshtur para Prokurorisë për viktimat e tërmetit, Kërkohet arrestimi i DAKOS

“Drejtësi për viktimat”. Me këtë parrullë dhe qirinj të ndezur, dhjetra qytetarë të Tiranës kanë protestuar në heshtje para Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar drejtësi për viktimat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Prokuroria ka filluar procedurat e saj dhe të paktën 9 persona janë ndaluar dhe disa të tjerë janë shoqëruar, si përgjegjës për ngjarjet. Te rinjte kane kerkuar permes pankartave te tyre, edhe arrestimin e Vangjush Dakos, ish kryebashkiak i Durres dhe sipas tyre njeriu qe ka dhene lejet e ndertimit ne kundershtim te ligjit.