Po politizohet fatkeqësia natyrore në vënd që të mbahej përgegjësi


Nga Av.Besart Logu

Ngritja e një ministrie te posaçme për rindërtimin e tre qarqeve me rreth 2/3 e popullsisë së vendit, është akt i pastër politik.

Po politizohet fatkeqësia natyrore në vënd që të mbahej përgegjësi për masakrën urbane që degradoi deri në mosrespektim të parametrave teknik të ndërtimeve me leje.

Nuk mbahet shteti me projekte fondacionesh apo donatorësh. Për 7 vjet kjo qeveri nuk solli asnjë investitor të huaj, madje vlerësohej si shtet me klimë aspak të përshtatshme për të bërë biznes.

Gjithashtu, në mandatin e Ahmetajt si ministër financash, qeveria harxhoi miliarada lekë me projektet fasadë të rilindjes urbane dhe sot nuk ka arka e shtetit para as për një palë doreza për strukturat e emergjencës civile.

Vizioni dhe vullneti i qeverisë u pa në kushte normale qeverisëse e gjëndja e fatkeqësisë natyrore është terreni më i përshtatshëm për hijenat e parasë publike. Me figura të atakuara si të paaftë dhe të korruptuar, po bëhet politikë me hallin e mijëra të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.