OREKS | 10 arsye për të ngrënë çokollatë…

Çokollata është pa dyshim një nga ushqimet më të dëshiruara në botë.
Studimet e fundit kanë treguar që çokollata e errët, nëse konsumohet në kujdes , ka shumë përfitime.
Më poshtë rendisim 10 prej tyre:

1.Ul presionin e gjakut.
Flavonoidet e ndryshme të përfshira në kakao ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, duke zvogëluar koagulimin e gjakut.

2.Përmirëson rrjedhën e gjakut në tru. Një profesor në Universitetin e Nottingham ka zbuluar se pijet me kakao të pasura me flavonoide kanë aftësinë të përmirësojnë në mënyrë dramatike rrjedhën e gjakut në tru për rreth 2 deri në 3 orë.

3.Përmirëson gjendjen shpirtërore.
Një studim i kohëve të fundit ka treguar që kafeina, si kimikatet e tjera në çokollatë, mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të lehtësojë simptomat para-menstruale të grave.

4.Përmirëson nivelin e sheqerit në gjak. Flavonoidet e përfshira në çokollatë të pastër të errët mund të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të glukozës në gjak.

5.Redukton rrezikun e sulmit në zemër. Disa studiues kanë treguar se ngrënia e disa copave çokollatë mund të zvogëlojë rrezikun e vuajtjes së një sulmi në zemër me 50%.

6.Redukton sindromën e lodhjes kronike.
Çokollata zvogëlon efektet e këtij sindromi me 85%.

7.Rrit kolesterolin e mirë.
Një studim amerikan tregoi se një dietë e lartë me pluhur kakao dhe çokollatë të errët ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, duke rritur atë të mirë.

8.Përmirëson nivelin e sheqerit në gjak.
Një studim i kryer në Itali ka treguar që konsumi i çokollatës rrit metabolizmin e trupit, duke përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon diabetin.

9.Redukton kollën.
Kakaoja është një aleat i shkëlqyeshëm për të luftuar kollën e vazhdueshme. Theobromina që përmbahet në çokollatë është shumë e dobishme për lehtësimin e kollës.

10.Parandalon dëmtimin e qelizave. Kakaoja mbron qelizat, duke parandaluar dëmtimin.