Më çudit mungesa e agresivitetit të PD-së


Nga Indrit Vokshi

E të gjithë eksponentëve, në tërësi. Ka qenë parti potente e prepotente, njëkohësisht me kapacitetet më të mira intelektuale e administrative në raport me partitë e tjera. Po vuhet mesa duket nga një dëshirë për tu bërë “të pranueshëm” për pjesën paqësore, si më të butë, me zë më të hollë e më delikatë. Ndërkohë pakkush në Shqipëri impresionohet prej butësisë. Butësinë le ta mbajmë për familjet tona, miqt tanë, bashkëqytetarët tanë, njerëzit normalë të këtij vendi. Një grupi sadistësh e psikopatësh në pushtet i duhen thyer kockat. U duhet bërë i paleverdisshëm sundimi. Nuk u duhet falur asnjë sekond, nuk u duhet kursyer asnjë epitet e poshtërim. Duhen sakatuar. Pasi i kanë keqtrajtuar shqiptarët dhe thonë po bëjmë shtet, pasi i kanë gjobitur dhe thonë ska më mirë se ne, pasi i kanë detyruar të ikin në azil dhe thonë është normale, tashti kanë dalë i përdorin në fatkeqsi. Kjo nuk është një situatë normale me demokraci normale, ku duhet të ruajmë etikën për hir të qytetarëve. Duhet të jemi simetrikë; ska etikë e ska respekt për këta. Të gjithë i kanë parë se çfarë bëjnë e askush ska për të na gjykuar pse po u përgjigjemi me simetri, siç e meritojnë. Kritikat për ne nuk janë për agresivitet të tepruar por për mungesë agresiviteti e mungesë potence në keqtrajtimin e poshtërimin e tyre. Programet politike dihet se i kemi më cilsore. Le të dalin t’i mbrojnë ambasadorët. Punë e madhe. Njerëzit do të jenë me ne masivisht.