Gaz Demit nuk i del inati i humbjes me Tiranën, shkarkon trajnerin italian

Partizani ka shkarkuar trajnerin italian Franko Lerda, një ditë pas humbjes së derbit me Tiranën.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.

Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, bën me dije klubi i Partizanit.

Edhe pse me një ekip shumë më cilësor se vitin e kaluar, Partizani ka bërë një sezon të dobët deri më tani, dhe trajneri Lerda ka qenë personi më i kritikuar, për shkak të skemave të tij, por dhe pakënaqësive që krijoi tek disa lojtarë.

Humbja në derbi duket se i vuri vulën gjithë pakënaqësive dhe që nga sot, ai nuk është më trajneri i Partizanit