VIDEO| “Rama ik”, kori i vetëm që bashkon tifozeritë e Tiranës dhe Partizanit!

Partizani-Tirana u luajt në një stadium të tejmbushur, por pavarësisht agonizmit dhe emocioneve të ndeshjes në fushën e lojës, tifozët në Air Albania nuk kanë harruar thirrjen në kor “Rama Ik”…

Gjithnjë e më shpesh në stadiume Rama Ik është kthyer në korin e preferuar të tifozëve: ka ndodhur në Skënderbeu-Tirana, në Vllaznia-Teuta, por edhe në inaugurimin e stadiumit të ri në Shqipëri-Francë.