SONDAZHI: 66 % E QYTETARËVE MENDOJNË SI OPOZITA – JO TRYEZË ME RAMËN

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u trajtua sërish tema e tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin duke lënë 51 të vdekur. Këtë herë me të ftuarit në studio u diskutua tema “A po bëhet show me tërmetin?”, e fokusuar gjerësisht tek fakti sesi po e menaxhon Kryeministri Rama të gjithë çfarë ka ndodhur deri tani me tërmetin.

Duke patur parasysh ftesën e Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës, për t’u bërë bashkë në një tryezë për të diskutuar mbi zgjidhjet post tërmet, gjatë emisionit dhe për 24 orët në vijim, emisioni “Opinion” në faqen e tij në rrjetet sociale, hapi edhe një sondazh me pyetjen: “A është e nevojshme që opozita t’i bashkohet tryezës së Kryeministrit”.

Në këtë sondazh ku lejohej votimi vetëm një herë, morën pjesë rreth 8000 qytetarë, dhe rezultati duket si i ka dhënë të drejtë qëndrimit të Lulzim Bashës se nuk është koha për foto në tryeza të përbashkëta, por për veprim në ndihmë të qytetarëve. Kështu, 66 % e votuesve mendojnë se opozita nuk duhet t’i bashkohet Tryezës së Kryeministrit Rama dhe vetëm 34 % mendojnë se duhet t’i bashkohet. Nga ky sondazh duket që ftesa e Kryeministrit drejtuar opozitës është vlerësuar e pasiqnertë dhe e panevojshme nga qytetarët.