Nga propoganda ne gjuhen e urrejtjes , ndryshim i paralajmeruar i diskursit te se majtes shqiptare.

Nga Irakli Pina

Situata post-termet ne Shqiperi eshte sa e rende per shoqerine , aq edhe per politiken dhe personat publike , por jane dy drejteza paralele , ku nga njera ane njerezit e thjeshte jane rreshtuar per te patur perkrahjen e shtetit , ndersa pjesa tjeter duke luajtur lojen ‘’terhiq e mos keput’’ kerkon te fitoje kohe por gjithashtu edhe te mbroje veten pa krijuar ‘’armiqesi’’ kundrejt njerezve … Pra , nje situate apokaliptike , ku nga rrenojat e termetit po dalin ne pah rrenjet e thella te problematikave te se shkuares , te se tashmes dhe detyrimisht do te na shoqerojne per shume kohe !
Per here te pare , po behet sikur po pyeten ekspertet , per here te pare , po behet sikur po pyeten grupet e interesit , sikur po interesohet dikush per bizneset , banesat e prishura etj … por sa serioze eshte kjo kur ende nuk ka asnje person te ndaluar per t’u hetuar per kete masaker shoqerore , shteterore , urbanistike , mjedisore ?! Sa hije dyshimi ngrihen mbi njerezit qe kane menaxhuar per vite te tera qytetet e prekura nga termeti , a kane funksionuar realisht institucionet tona apo thjesht taksat tona kane shkuar saktesisht ne buxhet por neve qytetareve nuk na jane kthyer ne te mira e sherbime ?! A nuk duhet te kete te pakten nje ose disa doreheqje dhe vetedorezime morale , etike , disa akte fisnikerie e pergjegjshmerie per te nderuar jo thjesht viktimat , por edhe pozicionet e mbajtura e te mirepaguara per vite te tera ?!
26 Nentori eshte momenti i ndarjes se madhe , eshte pak a shume si ndarja para & pas eres tone , e them kete pasi ne gjendje te jashtezakonshme tregohet maturia e shtetit , aftesia per perballimin e situates , fundja duket qartesisht puna e organeve vendore e qendrore qeverisese , vete forca e natyres e solli ne syte tane ate qe prej vitesh na eshte mohuar , transparencen dhe llogaridhenien , edhe pse ne formen me dashakeqe , por serish tregoi fytyren e vertete te shtetit tone te brishte … Shqiperia jone e dashur do te kishte treguar flamurin e bardhe nese nuk do te kishim ndihmesen e cmuar te vellezerve tane nga Kosova , nese nuk do te kishim grupe kerkim-shpetimi nga shtete te tjera , cuditerisht nuk kishim as qen te trajnuar , as pajisje , as mjete , por kishim kamera pafund te ndezura , me teper kishim ne terren grupe xhirimi sesa kerkim-shpetimi , kjo per mua nuk eshte nje e dhene e mire dhe premtuese per te ardhmen .
Duke e kaluar pjesen e diteve ‘’te nxehta’’ , le te fokusohemi pak ne gjuhen e tmerrshme qe po perdoret ne media , situata ne rradhet e atyre qe pretendohet te menaxhojne situaten eshte aq e veshtire sa nuk mund te kuptohet , por vetem permes gjestikulacioneve , gjuhes se trupit , gjuhes se folur te perfaqesuesve qe jane bere jo rralle here pjese e debateve publike , shprehet qartesisht mungesa e etikes komunikuese nga njera ane dhe fatkeqesisht mungesa e alternatives , zgjidhjes ! Sot , lart e poshte neper televizione , syte tane kane pare njerez me shperthime te pavend emocionale , jo per situaten , por ndaj atyre qe deshirojne te hedhin drite mbi te verteten , syte tane kane pare kercenime publike , gati ne limitet e kanosjes ndaj aktivisteve , jo per situaten serish , por per te zbatuar nje linje patetike politike e per te mbajtur vemendjen aty , per te shmangur me cdo kusht trinomin DREJTESI – LLOGARIDHENIE – TRANSPARENCE , te lidhura ngushtesisht me njera-tjetren . Sot , gjuha e urrejtjes po ze vend ne ‘’prime-time’’ ne televizionet tona , te thuash ne 2019 ‘’te kemi shkelur e do te te shkelim dhe 50 vjet te tjera me kembe’’ , te besh me duar gjestet e mbylljes se gojes ne televizione publike , eshte as me shume dhe as me pak sesa nje shenje , nje prove e qarte se nostalgjia e felliqur ndaj regjimit famekeq buron ende ne venat e disa vemjeve shqiptare , por ky nuk eshte nje rast sporadik , i izoluar , per dite te tera vihet re nje ndryshim total , nje gershetim propogande-gjuhe dhune qe nuk te con askund tjeter pervecse rrenjosjes se nje regjimi diktatorial .
Ceshtja shtrohet , a eshte kjo gjuhe urrejtjeje e ndaluar dhe a duhet qe institucionet , autoritetet perkatese te marrin masa per keto deklarata ?! Nje zonjushe kaloi disa dite prapa hekurave per nje status ne profilin e saj personal , po per rastet konkrete a duhet te kete nje sanksion ?! Politika e qeverise aktuale ka qene gjithmone ceshtje imazhi per te mbajtur gjalle makinerine e propogandes per t’i bere lavazh truri masave te ndryshme te popullsise , por ne gjykimin tim tani po devijon totalisht dhe dashur pa dashur po orientohet drejt gjuhes se urrejtjes , drejt thirrjeve moniste , drejt veprimeve ekstreme per mbyllje te mediave online , per kontroll te rrepte dhe vendosje nen diktat te mediave me te medha e kryesore , per ‘’vrasjen’’ e zerave te lire permes lloj e soj shpikjeje , si rasti i paketes ‘’anti-shpifje’’ , kjo vjen si iniciative e Kryeministrit te vetem ne histori me nje kanal ne Facebook … Nuk mendoj se ka te cmendur qe me iniciativen e tij t’i drejtohet grupimeve te ndryshme te popullsise vendave me shprehje skandaloze , duke ushtruar dhune verbale dhe duke nxjerre ne pah karakteristikat me reale te regjimeve diktatoriale , forcen , dhunen , shtypjen e marrjen ne duar te gjithckaje .
Ne perceptimin tim , nje politike e tille eshte e organizuar per te larguar vemendjen nga detyrat kryesore te qeverise , per te zbehur paksa zbrazetine e buxhetit te shtetit , per te shuar punen e palodhur te vullnetareve , anetareve te shoqerise civile e per te marre merita te pamerituara ne kurriz te cdo situate ! Jetojme ne mes te Europes , nuk na mungon kultura , formimi , arsimimi , na mungon sot me shume se kurre shkendija per te rrezuar kete diktature moderne , nje genjeshter e thene shume here behet eventualisht e vertete , por nuk duhet te besojme qe cdo gje qe fluturon , hahet , prandaj edhe cdo fjale , cdo deklarate , cdo qendrim duhet ta kuptojme si duhet e ta mendojme thelle , pasi asgje nuk eshte e rastesishme , gjithcka ka nje prapavije te caktuar qe heret apo vone do te plasi !
Dua ta mbyll kete shkrim me shprehjen e Winston Churchill :
‘’ Disa njerez mendojne se liri e shprehjes do te thote te thuash gjithcka qe ti deshiron , por nese dikush te pergjigjet per ato qe po thuaj , kjo eshte e papranueshme dhe shperthejne ne zemerim ‘’ …

more recommended stories

loading...