E RËNDË| 5 ditë të martuar, 19-vjeçarja gjendet e vdekur, burri në gjendje kritike

Ishin martuar këtë të dielë por dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. Olsjan Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit janë vetëhelmuar e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi, raporton shqiptarja.cpm