Arben Ahmetaj, ministër i financave i Fondacioneve Bamirëse

Arben Ahmetaj është propozuar nga Kryeministri Edi Rama si ministër Shteti për Rindërtimin. Kështu i ashtuquajtur Komitet katandiset në një sebep që ish-ministri i Financave të rikthehet në kabinetin qeverisës, ndërkohë që në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë luan rolin e lektorit të financave shqiptare.

Kush e besoi parodinë e një viti më parë të ndryshimeve në qeveri për shkak se ministrat kishin kohë në detyrë dhe ishin lodhur?! Sot Ahmetaj në të vërtetë do të jetë sërish ministër i Financave pasi fondet për rindërtimin po thithin burimet kryesore të vendit.