Në 20 dhjetor s’ka më Krime të Rënda, SPAK do ketë më shumë se 10 prokurorë

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se në datën 20 dhjetor nuk do të ketë më Gjykatë Për Krime të Rënda.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se kjo do të zëvendësohet me SPAK, ndërs argumentoi se intervistimet me 3 kandidatët për kreun e SPAK do të bëhen në 18 dhjetori.

Ibrahimi: Në datën 18 do të bëhen intervistimet, kemi 3 kandidatë. Dosjet e tyre janë në këshill. Ne kemi një rregullore për mënyrën e vlerësimit të tyre dhe do ti dëgjojmë ato. Seanca do jenë publike, do bëjmë një mbulim qendror siç bëmë me kryeprokurorin.

Ibrahimi shpjegoi se SPAK do të ketë më shumë se 10 prokurorë, por tha se 8 do të fillojnë punën menjëherë.

Ibrahimi: Në 19 do të fillojnë punën 8 prokurorët. Struktura do të plotësohet në vazhdimësi

Do të ketë më shumë se 10, për këtë ju garantoj por mekanizmat për të arritur deri atje janë disa.