Kinostudio e re, të shpallë Ramën aktorin e vitit

Për disa ditë viti 2019 na thotë lamtumirë njëherë e përgjithmonë. Si çdo fund viti që jepen çmime për një sërë personalitetesh, të fushave të ndryshme. Edi Rama vetëm për disa ditë ja ka dalë të bëhet aktori më i famshëm, megjithëse kanë dalë disa filma komercial me aktorë të rinj e të vjetër.

Si aktor Rama është kameleon, luan bosin, që urdhëron birin e tij politik të lyej shkallën në pikë të sabahut, luan bamirësin më invalidët, shpëtimtarin me të varfërit, të pasurin kur takon futbollistët me famë botërore, donzhuanin kur mbron femrat, e plot role të tjera. Këto role i kanë bërë të gjithë aktorët, por Rama i ka bërë brenda 10 ditësh, prandaj meriton çmimin si aktor i vitit.

Po pse Rama është para të gjithve, e thjeshtë, ka blerë përmes oligarkëve çdo dritare medie, saqë ke frik të ndezësh televizorin se direkt të del ylli telenovelave.

Lind pyetja Ramën e paguajmë për aktor apo për Kryeministër? Përgjigja më e mirë për këtë situatë, është ti jepnim një pension suplementar edhe ta lente të qetë këtë popull.