“Futu me këmbën e djathtë…” Rama bën gafë me personin me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitat tek familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga kamera e ERTV, Rama nuk le rast pa bërë shaka me banorët, pavarësisht pozitave të tyre shoqërore dhe shëndetësore.

Së fundmi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj kanë vizituar një familje në Farkë, të cilët janë strehuar në një banesë të re.

Rama ka shoqëruar kryefamiljarin, i cili ishte me një karrocë me rrota dhe teksa kanë hyrë në banesë, kryeministri ka bërë një shakak të hidhur me të moshuarin.

“Hajt futu me këmbën e djathtë!”- i thotë Rama të sëmurit me aftësi të kufizuara të cilin merr dhe e shtyn vetë, duke shtuar “Apo ske besim tek shoferi, patentë nuk kam por timon kam…”.