SPORT| Përcaktohet axhenda zyrtare, ja ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Është përcaktuar axhenda zyrtare, për sa i përket derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshja do të luhet ditën e premte duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”.

Edhe dëshira e të dyja klubeve ishte që kjo ndeshje të luhej pikërisht në këtë stadium, dhe kjo është pranuar edhe nga FSHF-ja.

Diçka e tillë ishte njoftuar edhe nga “Panorama Sport” më parë, teksa tashmë është përcaktuar edhe axhenda zyrtare.