Qepet e kuqe: parandalojne sulmet në zemër, ulin sheqerin dhe presionin e gjakut

Qepa e kuqe është shumë e pranishme në kuzhinat tona. Njohja me vetitë terapeutike të këtij lloji qepësh do të na bëjë që t’i përdorim ato edhe me më shumë kënaqësi.
Qepa e kuqe ka një aromë më delikate se llojet e tjera, kjo është arsyeja pse mund të hahet edhe pa gatuar në sallata ose sanduiçe. Kjo na lejon të shijojmë edhe më shumë përfitimet e saj, të cilat i rendisim më poshtë.

1.Zemra.
Komponimet e squfurit të qepës së kuqe kanë veti antikoaguluese, dhe janë në gjendje të zvogëlojnë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Kjo është arsyeja pse qepa e kuqe është një ushqim i rekomanduar për të mbrojtur zemrën.

2.Kanceri.
Konsumimi i shpeshtë i qepës së papërpunuar mund të kontribuojë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i vezoreve dhe kolorektal, falë përmbajtjes së pasur të flavonoideve.

3.Kalori.
Një qepë e mesme përmban rreth 45 kalori. Qepët e kuqe kanë pak natrium dhe nuk përmbajnë kolesterol ose yndyrë. Për më tepër, ato janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye janë në gjendje të përmirësojnë tretjen dhe të na bëjnë të ndjehemi me të ngopur.

4.Humori.
Folatet e qepëve të kuqe zvogëlojnë homocisteinën, një substancë që parandalon disa lëndë ushqyese të arrijnë në tru dhe zvogëlon prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, hormonet që shoqërohen me një gjendje të mirëqenies.

5.Goja .
Përtypja e një qepe të kuqe të papërpunuar për dy ose tre minuta ndihmon në dezinfektimin e gojës dhe vrasjen e shumicës së baktereve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe infeksione të tjera.

#italmed