Kujt po ia tregon gishtin Edi Rama?

Fëmijëve që ju është thënë se do mblidheshin për të festuar dhe përdoren si audiencë për fjalimet e tua të lodhura?
Fëmijëve në fshatrat e Durrësit, Lezhës, Laçit të cilëve ju është shkatërruar shtëpia dhe ende sot flejnë në çadra të ftohta sepse qeveria nuk po ju ofron dot asnjë strehë qoftë edhe provizore?
Fëmijëve të Floqit në Korçë, të cilëve ju shkatërrua shtëpia nga tërmeti në qershor dhe ende flenë nëpër çadra pavarësisht dimrit të egër?
Fëmijëve të shkollave në Tiranë të cilët i shpëtoi orari i tërmetit nga ndonjë tragjedi e kobshme, sepse riparimi dhe inspektimi i shkollave mbas tërmetit të 21 shtatorit ishte jo ekzistent?
Fëmijëve që humbën jetën në Durrës e Thumanë sepse askush nuk u kujdes për dëmet e godinave mbas tërmetit të 21 shtatorit?
Kujt tamam po ia tregon gishtin e mesit Edi Rama?!

more recommended stories

loading...