E RËNDË| Rama u nxjerr gishtin e mesit qytetarëve të Tiranës, në sy të fëmijëve


Mbrëmjen e djeshme Edi Rama nuk është përmbajtur aspak pasi një grup të rinjsh që e quajnë veten ‘Rezistenca Rinore’, protestuan kundër tij dhe Erion Veliaj.

Në mes të sheshit ‘Skëndebej’ Rama ka vendosur t’u nxjerrë gishtin e mesit protestuesve dhe qytetarëve të Tiranës që ishin në shesh.
Është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ai i cili e ka bërë publike foton.

‘Ky është kryeministri i Shqipërisë, që i nxjerr gishtin e mesit qytetarëve të Tiranës, në veçanti rinisë! Pa fjalë!’, shkruan Këlliçi në Facebook.