Antikomunistët: Qeveria ka mbështetur kërcënimet ndaj Agron Tufës


Nga Nebil Çika

Sot ne ditën ndërkombëtare të të drejtave themelore të njeriut ,Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë e shqetësuar dhe e indinjuar nga situata e krijuar prej kërcënimeve publike ndaj ish drejtorit te Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ne Shqipëri z. Agron Tufa për jetën e tij dhe familjes , i drejtohet me këtë letër- proteste opinionit publik shqiptar e ndërkombëtar, autoriteteve shtetërore e politike ne Shqipëri, përfaqësive diplomatike si dhe organizatave për e te drejtave te njeriut .
Arratia e detyruar nga vendi i ish drejtorit te Institutit të Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqipëri është prova me e qarte e mos garantimit te të drejtave themelore te njeriut ne Shqipëri. Argon Tufa dhe familja e tij u detyruan te largohen nga vendi pasi atyre ju kërcënua e drejta me themelore e njeriut :E drejta për te jetuar ! Ne mënyre te përsëritur , prej më shume se një viti z. Tufa u përball me kërcënime ,preson e shantazh te hapur e te fshehur nga persona funksionare e anëtarë te niveleve me te lart te pushtetit politik ne Shqipëri. Anëtarë te Parlamentit dhe shumicës ne pushtet dhe zyrtare te tjerë te shëtit . media pro qeveritare dhe individë me precedentë të rende penal u përfshinë ne një fushate kërcënimesh ,presioni e shantazhi publik që detyroi largimin e tij dhe te familjes nga vendi. Shkaku i saje ishte pers hak te cilësisë se tij si drejtori i institucionit qe heton krimet e komunizmit ne Shqipëri ,te klasifikuar juridikisht krime shume te renda si gjenocid dhe krime kundër njerizimit autorë të të cilave janë edhe kërcënuesit publik te Tufës ose familjare te tyre .
Ne ish te përndjekurit politike te Shqipërisë viktima e dëshmitare te krimeve te komunizmit jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun serioz që qe i kanosej ne Shqipëri z. Tufa pasi e dimë qe kërcënuesit janë te afte te kryejnë krime te tilla pasi gjate diktaturës e kane bërë realisht një gjë te tillë kane varre , burgosur ,torturuar , internuar e përndjekura pa mëshire kundërshtarët e tyre politike dhe familjet e tyre .
Ne kushtet kur ne pushtet janë ish komunistet në konflikt interesi me hetimin dhe studimin e krimeve te komunizmit shteti shqiptar nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë për ti garantuar Tufës dhe familjes së tij : te drejtën për te jetuar ! Vete z. Tufa por edhe shume institucione e individë te tjerë kane denoncuar publikisht praninë ne parlament , qeveri , drejtësi , institucione te sigurisë publike e kombëtare , institucionet e mbrojtjes se te drejtave civile etje të autoreve të krimeve te komunizmit , drejtues te larte te PPSH anëtarë te qeverise se diktuarës komuniste dhe organizatave satelite te saje ,ish drejtues oficere e bashkautorë të Sigurimit te Shtetit ,hetues , prokurore , gjyqtare, e dëshmitare te proceseve gjyqësorë politike oficere e drejtues te burgjeve komuniste etj autorë te krimeve të komunizmit apo familjare te tyre. Ne ketë situate institucionet shtetërorë janë vete ne konflikt interesi dhe nga garantues kushtetues te jetës se Tufës dhe familjes se tij janë potencialisht një kërcenim e rrezik potencial serioz për ta dhe kujtdo tjetër qe heton e zbardh e publikon krimet e komunizmit .
Vete qeveria direkt dhe indirekt ka mbështetur kërcënimet ndaj Tufës pasi ne te kundërt te të vërtetës se zbardhur nga Instituti i z Tufa vazhdon te nderoje publikisht autoret e krimeve te komunizmit e te denigroje viktimat e tyre, një mbështetje e frymëzim i madh për ata qe kërcënojnë te eliminojnë fizikisht Tufën dhe familjen e tij.
Vazhdimi i kërcënimeve publike ndaj z. Tufa edhe pas largimit te tij nga