Nga Xhuljan Guçe | 8 Dhjetori i Kryetarit të Këshillit Studentor

Nga Xhuljan Guçe

8 Dhjetor 1990, qyteti studenti gelonte nga studentet qe sollen revolucionin me te madhe shqiptar te koherave, nje prej tyre dhe babai im! Sot ai nuk eshte as politikan e as biznesmen! Ama ai eshte akoma student Dhjetori! 28 vite me vone me 8 Dhjetor 2018 isha une nje student Dhjetori! Me shpresen dhe zjarrin e madh per te arritur ate qe populli shqiptar me te vertete meriton! Me vullnetin per te mbrojtur ate qe na takon dhe per te mos lejuar as shtypjen e as shkeljen! Me vullnetin per ti dhene shprese e jete cdo qytetari! Por na shtypen! U shtypem! E po te shtypur jemi dhe sot! Sot me 8 Dhjetor 2019 qyteti eshte “i shkretuar”,  ne pamundesi per te qene streheza e ngrohte dhe e dijes, duke kaluar kohen me te keqe qe ka pare, duke hedhur ne toke godinat ku 29 vite me pare ishin shtepia e dyte e atyre qe sollen revolucionin! Dita e sotme e gjen qytetin studenti me rikonstruksione fasade, pa investimin minimal, pa asnje facilitet te kohes, pa pasur mundesi as tu fuse koken ne nje cep studenteve te dashur te tij! Sigurisht qe ne kete kohe kaq te trishte te Shqiperise, te mendosh per arsim eshte nje luks, pasi dita e sotme ka gjetur shume familje shqiptare pa nje cati ne koke, pa nje vater ngrenie, pa nje siguri per femijet e tyre. Ka gjetur nje komb me nje plage te madhe ne zemer per jetet qe u humben nga kushtet mizerabel dhe mashtrimet qe duroi ky popull per vite. Ku jemi pas 29 vitesh? A ka ngelur sadopak ideal tek ne, deshire per ti bere gjerat me te mira, per te refuzuar shtypjen? Apo e vetmja gje qe na ka ngelur eshte deshira per mbijetese? Eshte nje popull i tere, kaq shume i vuajtur, qe ka nevoje per energjine dhe forcen e rinise per te ndezur tek ta shpresen se nuk eshte kjo jeta dhe koha qe ata meritojne, nuk eshte ky vendi qe meritojne femijet e tyre te rriten, nuk eshte ky vendi ku studentet nuk kane mundesi mbijetese e jo me jetese! Nuk mund te rrija pa reflektuar per kalvarin e vuajtjeve qe kemi kaluar nder breza pa u ndjere i turperuar dhe i vrare nga moskokcarja e brezit te sotem studentor, pjese e te cilit jam dhe une! Me zemer te thyer dhe ne nje Dhjetor shume te dhimbshem, ndoshta me i dhimbshi qe kemi kaluar nder vite, komplet pa fuqi per te shpresuar per nje ardhme, une kam marrezine te shpresoj se do jemi ne ata qe do sjellin te ardhmen me te mire te ketij populli!

more recommended stories

loading...